
Lidhja Demokratike e Kosovës sot edhe zyrtarisht do të bëjë hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes, një postimi në profilin e kësaj partie në rrjetin social Facebook, është bërë e ditur po ashtu se do bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.
Hapja e fushatës do të bëhet në ora 18:00 në sallën 1 tetori në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Sot, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.
Shihemi sot, në sallën 1 tetori në Prishtinë.
Bashkohu!