Plas grushti në qytetin e Sarandës në prag mesnate, arrestohen 6 persona

11:35 | 06 Qershor 2026
plas-grushti-ne-qytetin-e-sarandes-ne-prag-mesnate,-arrestohen-6-persona

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës  23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.

Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushte e sende të forta.

Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas, ndërkohë që mësohet se të dëmtuar janë paraqitur edhe në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./TCH

Komento: