Fjolla Morina në lidhje të re? I dashuri i saj nuk është shqiptar – surprizon me origjinën

19:41 | 21 Shtator 2026

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, këtë herë me një surprizë romantike që ka bërë të lindin dyshime se në jetën e saj sentimentale mund të ketë ardhur një person i ri.

Fjolla ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi të një buqete të madhe me trëndafila të kuq, e cila ka marrë një formë të veçantë dhe duket qartë se është përgatitur posaçërisht për të.

Në qendër të buqetës është krijuar shkronja “F” me trëndafila të bardhë, duke përfaqësuar inicialin e emrit të këngëtares.

Ajo ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë me vetëm një fjalë, por me një kuptim mjaft domethënës. “Aşk”, që në shqip përkthehet si “Dashuri”, është shkruar krahas buqetës, ndërsa postimi është shoqëruar edhe me një zemër të kuqe.

Ky detaj i vogël ka qenë i mjaftueshëm për të zgjuar kureshtjen e ndjekësve të Fjollës, të cilët menjëherë kanë nisur të pyesin se kush mund të fshihet pas kësaj surprize romantike.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me personin që ia ka dërguar lulet dhe ka preferuar ta mbajë të fshehtë identitetin e tij.

Në vend që të japë një konfirmim të drejtpërdrejtë, Fjolla ka zgjedhur të lërë gjithçka të hapur për interpretim.

Kombinimi i trëndafilave të kuq, inicialit të saj dhe fjalës “Dashuri” ka bërë që vëmendja të rikthehet te jeta e saj sentimentale, veçanërisht pas periudhës së fundit, e cila ka qenë e mbushur me zhvillime personale.

Këngëtarja ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ku qëndrimi i saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë u shoqërua me interes të madh nga publiku.

Megjithatë, ajo vendosi të largohej nga reality shoë, duke iu dhënë përparësi mirëqenies së saj.

Pas daljes nga programi, Fjolla u përball edhe me ndryshime në jetën private. Lidhja e saj e atëhershme mori fund dhe dyshja vazhdoi rrugëtimin e tyre në mënyra të ndara.

Për këtë arsye, surpriza e fundit romantike ka bërë që ndjekësit të rikthejnë vëmendjen te statusi aktual sentimental i këngëtares.

Deri tani, megjithatë, nuk ka një konfirmim nga vetë Fjolla se ajo është në një lidhje të re. Ajo nuk ka zbuluar nëse buqeta është një dhuratë nga një partner i mundshëm, nga një person i afërt apo nëse pas saj fshihet ndonjë tjetër arsye.

Kështu, mes trëndafilave të kuq, shkronjës “F” dhe mesazhit “Aşk”, Fjolla ka zgjedhur të mos tregojë më shumë, duke lënë fansat të hamendësojnë nëse kjo është vetëm një surprizë e bukur apo shenja e parë e një kapitulli të ri në jetën e saj të dashurisë. /ORAinfo/

Komento: