A do largohet nga PSG? Babai i Neymar zbulon gjithçka

19:45 | 30 Qershor 2022

Në orët e fundit, media franceze ka thënë se PSG-ja ka ndërmend të shesë Neymar në këtë afat kalimtar. Prandaj, braziliani është në kërkim të opsioneve të ndryshme për karrierën e tij profesionale.

Megjithatë, ‘UOL Esporte’ konfirmoi këtë të premte se babai i Neymar vendosi të thyente heshtjen për të mohuar thashethemet mbi mundësinë e largimit të djalit të tij nga skuadra pariziane përpara sezonit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Një nga opsionet ishte një lëvizje te Santos në Brazil, por bordi i klubit foli me rrethin e ngushtë të Neymar për të mësuar më shumë detaje mbi situatën e brazilianit dhe përgjigja ishte e qartë: raportet për largimin e tij janë të rreme.

Prandaj, gjithçka duket se tregon se Neymar do të fillojë para-sezonin me skuadrën franceze në fillim të korrikut. /ORAinfo/

Komento: