A e kishte menduar Beatrixe se çfarë kishte shkaktuar jashtë lidhja e saj me Donaldin?

16:12 | 06 Shkurt 2022

3 javë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj është përballur në studion e Fan Club me pyetjet rreth Donaldit.

Ajo është pyetur nga moderatorja Dojna Mema nëse nga lidhja me Donaldin e kishte menduar pjesën jashtë të publikut.

Këngëtarja Ramosaj u shpreh se edhe këtë gjë e kishte mendur por që nuk e kishte pritur që gjithë kjo të kishte marrë përmasë kaq të madhe.

“Duke e njohur publikun, duke njohur fansat si këtu dhe jashtë ndodh, fanst lidhen me idetë e çifteve, sot ka çifte që janë ndarë me vite dhe fansat shpresojnë për ribashkimin e tyre, këtë gjë e kisha menduar, e dija se do kishte njerëz se s’do ta pëlqenin lidhjen time me Donaldin por se kisha menduar se do merrte përmasa kaq të mëdha”, tha Beatrix në Fan Club.

Komento: