A po qendron në ‘Old Trafford’, Ronaldo rikthehet në stërvitje me United

17:52 | 30 Korrik 2022

Ronaldo rikthehet në stërvitje me United

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me Manchester United.

Nuk mori pjesë në përgatitjen parasezonale, por së fundmi Ronaldo i është bashkuar stërvitjes me ekipin e tij.

Kjo mund të jetë si një konfirmim që ylli portugez ka ndryshuar mendjen dhe mendon qëndrimin në ‘’Old Trafford’, transmeton lajmi.net.

Për rikthimin e tij në stërvitje me ekipin ka njoftuar vetë lojtari me një postim në instagramin e tij.

Më poshtë e gjeni postimin e yllit potugez:

Komento: