Adelina Tahiri dhe Big Mama bëhen bashkë, e ‘shkrijnë’ edhe borën

09:17 | 25 Janar 2019

Dy këngëtarët shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri dhe Big Mama, janë dy këngëtarët më të njohura shqiptare.

Ato përveç muzikës janë mjaftë aktive edhe në rrjetet sociale.

Momentalisht që të dyja janë në Bullgari.

Këngëtaret e njohura shqiptare, Big Mama dhe Adelina Tahiri janë duke kaluar çaste të lumtura në vendin turistik Bansko në Bullgari.

Është vetë Big Mama e cila ka postuar një fotografi në Instagram në të cilën shfaqet me Adelinën dhe duken mjaft në formë.

“Shoqe kollomoqe”, ka shkruar ajo.

Siç shihet, Big Mama dhe Adelina janë shoqe tejet të mira të cilat shpesh i shohim së bashku.

Komento: