“Adios” Barcelona, ky është ekipi ri i Demebeles

18:32 | 08 Prill 2022

Barcelona, pothuajse ka hequr dorë nga mundësia që Ousmane Dembele të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, raporton El Nacional.

Kontrata e anësorit francez skadon në fund të sezonit dhe zyrtarët e Camp Nou besojnë se ai ka rënë dakord të bashkohet me Paris Saint-Germain si një transferim i lirë, përcjell ORAinfo.

Klubi beson se kalimi i anësorit në kryeqytetin francez varet nga e ardhmja e Kylian Mbappe. Nëse ai do të qëndrojë në Paris, atëherë ata mund të vendosin kundër nënshkrimit të Dembele./ORAinfo/

Komento: