Agnesa e kujton me mall babain, bën këtë dedikim prekës

19:32 | 18 Mars 2019

Agnesa Vuthaj është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare.

Ajo u bë e njohur në publik që në vitin 2004 kur u shpall Miss Albania, përcjell ORAinfo.

Pas kësaj ajo vazhdoi karrierën si modele shumë e suksesshme.

E sot ajo menaxhon një dyqan të vetin me veshmbathje për femra.

Agnesa është tejet aktive në rrjete sociale dhe sot, ajo ka postuar një foto me të cilën e përkujton babain e saj të ndjerë./ORAinfo/

Komento: