Aktori turk me prejardhje shqiptare ka probleme shëndetësore, ja gjendja e tij

18:12 | 11 Janar 2019

Can Yaman është aktor i famshëm turk me prejardhje shqiptare, i njohur për rolet e tij në serialet “Erkenci Kus “, “Inadina Ask”, “Dolunay” e shumë seriale tjera.

Në fund të vitit 2018-të aktori i është nënshtruar një ndërhyrje kirugjike, si pasojë e problemeve që kishte me shëndetin tash e një kohë të gjatë. Përmes një postimi në Twitter, ai ka falënderuar të gjithë ata që ishin shqetësuar për të. Ndër të tjera, aktori 29 vjeçar ka treguar se ka kohë që ka pasur probleme me shikimin.

“Për një kohë të gjatë kam pasur shqetësime me shikimin. Unë i kam operuar sytë tri ditë para Vitit të Ri. Do të shoh turbullt edhe në dy javët e ardhshme. Ju falënderoj që jeni shqetësuar për shëndetin tim”, kishte shkruar Cani.

Sipas mediave turke, këto ditë të ftohta, Cani jashtë shtëpisë është duke mbajtur syze dielli në mbrojtje të syve të tij. Ndryshe kujtojmë se, në një intervistë për NTV, vet Cani ka pranuar se është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

Komento: