Alban Skenderaj vjen me një dedikim special për nënën e tij të ndjerë

10:54 | 18 Mars 2019

Alban Skenderaj është një nga këngëtarët më të njohur shqiptar.

Stili dhe zëri i tij,a atë e bënë me të veçantë.

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Plage në gjysmeshpirt” dhe është publikuar vetëm në versionin audio, përcjell rtv21.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë artisti, ndërsa për orkestrimin Endrit Shani.

“Plage në gjysmeshpirt” është shkruar para 10 vjetëve dhe kishte qenë e dedikuar për nënë e Miriamit, por që kjo e fundit nuk kishte mundur ta këndojë shkaku i emocioneve.

“E kam shkruar SAKTESISHT para 10 vitesh edhe pse ka qene gjithmone me shume e Miriamit se sa e imja si kenge. E kam shkruar menjehere mbasi nena e saj e dashur u largua papritur dhe teper e re nga kjo bote…. U bene gati 2 vite qe une kam humbur nenen time tashme dhe ne momente te veshtira, kur nuk kam mundur dot te gjej asnje pergjigje, me shume se kurre ndjenjat e mia jane pasqyruar ne keto vargje.”, ka shkruar artisti në rrjetin social.

“Faleminderit” është projekti i fundit muzikor i kantautorit që është publikuar më 1 mars dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime.

Komento: