Albëria ‘sfidon’ edhe vajzat e reja, vesh fustanin më interesant – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Albëria ‘sfidon’ edhe vajzat e reja, vesh fustanin më interesant

16:04 | 04 Janar 2019

Albërie Hadërgjonaj është këngëtarja e njohur nga Deçani, e cila që në momentin e parë në skenë u bë shumë e pëlqyer për publikun.

Këngët e saj dëgjohen e këndohën përherë me nostalgji të madhe, ndonëse Albëria tani është më pak aktive në muzikë, përcjell ORAinfo.

Ajo tani po jeton në Amerikë së bashku me vajzën e saj, Anxhelinën.

Edhe pse është më pak aktive me këngë të reja, Albëria është shpeshherë e pranishme në shumë emisione festive.

E ajo gjithmonë shquhet me stilin e saj të veçantë, mirëpo me këtë fustan e këtë dukje ajo duket sikur vajzë e re, pavarësisht moshës./ORAinfo/

Komento: