Allegri fotografohet me drejtorin e PSG-së, plas bomba në Itali!

23:53 | 14 Qershor 2022

Allegri fotografohet me drejtorin e PSG-së, përhapen spekulime për trajnerin e Juves

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është parë duke u takuar me drejtorin e ri sportiv të Paris Saint-Germainit, Luis Campos, duke nxitur spekulime se mund të marrë drejtimin e klubit francez.

Takimi është fotografuar dhe është publikuar nga La Source Parisienne, ku shihen strategu italian dhe drejtori i PSG-së jashtë një hoteli së bashku duke e pritur dikë.

Postimi i është shoqëruar me mbishkrimin që aludon se Allegri mund të bëhet “trajneri i ardhshëm i Parisit”.

Football Italia e ka identifikuar se fotografia është realizuar në Hotel de Paris në Montekarlo dhe ka mundur të realizohet gjatë fundjavës në garën për Çmimin e Madh të Formula 1.

Allegri dhe Campos janë miq të mirë prej kohësh dhe përkundër se PSG kërkon trajner të ri, trajneri i Juventusit ka kontratë deri në vitin 2025 dhe vështirë se mund të largohet.

Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps konsiderohen opsione me reale për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon në Paris.

Komento: