Almeda shkurton flokët e bëhet bjonde, por ka një sqarim

19:24 | 09 Janar 2019

Almeda Abazi tani po kalon në muajt e fundi si shtatzëne, e nga fotot që I publikon duket se po e shijon shumë.

Ajo dhe aktori I njohur turk Tolgahan Saisman janë martuar para pak vitesh dhe tani janë pritje për tu bërë prindër për herë të parë, përcjell ORAinfo.

Almeda është tejet aktive në profilin e saj në Instagram dhe pothuajse çdo ditë poston foto nga jeta e saj dhe e aktorit.

E sot, ajo ka publikuar disa fotografi që i kanë hutuar pak fansat e saj, pasi ajo është shfaqur me flokë të shkurtër, bjonde dhe krejt ndryshe nga pamja e saj e zakonshme.

E më vonë erdhi një sqarim nga ajo ku tha, se nuk ka bërë asnjë ndryshim vetëm se ka vendosur paruke./ORAinfo/

Komento: