Alonso e refuzon këtë skuadër për Barcelonën

21:01 | 28 Gusht 2022

Atletico Madrid, ka marrë një përgjigje negative nga lojtari i Chelsas, Marcos Alonso.

Marcos Alonso, ka refuzuar një përpjekje nga Atletico Madrid për të nënshkruar me të, pasi ai po pret të bashkohet me Barcelonën, përcjell ORAinfo.

Gerard Romero madje ka pohuar se përpara se të mbyllte një marrëveshje për Sergio Regulion, Diego Simeone e thirri personalisht Alonson për të provuar dhe bindur lojtarin që t’i bashkohej atij në kryeqytetin e Madridit, por iu tha jo pasi lojtari dëshiron vetëm t’i bashkohet Barçës./ORAinfo/

Komento: