Alves tregon se a do të kthehet Messi te Barcelona

21:44 | 12 Prill 2022

Alves: Messi duhet të rikthehet te Barca për ‘një vallëzim të fundit’.

Dani Alves i ka hapur dyert për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit duke shpresuar që argjentinasi të ndjekë hapat e tij dhe të kthehet te Barcelona.

Mbrojtësi brazilian bëri një rikthim emocional në Camp Nou këtë sezon dhe ia ka uruar të njëjtën gjë edhe ish-bashkëlojtarit të dikurshëm.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është lidhur me një rikthim te Blaugranët prej se u largua drejt Paris Saint-Germainit në verën e kaluar.

Në një prononcim për gazetën spanjolle, Sport, Alves ka thënë se do të dëshironte që superylli i futbollit të rikthehej për të luajtur me të te katalunasit.

“Nuk e di se çfarë mendon ai ose çfarë dëshiron të bëjë. Ai mund të kthehet për një vit me mua për një ‘vallëzim të fundit’. Pse jo?”.

“Askund nuk është më mirë se këtu. Nuk mund të jemi më të mirë sesa te Barca. Ai u largua dhe e provoi përvojën (e re). Është koha të kthehet në shtëpi nëse dëshiron”, ka thënë Alves.

Komento: