Ancelotti konfirmon se ky lojtar kërkon të largohet nga Reali

21:03 | 26 Gusht 2022

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se anësori Marco Asensio po kërkon të largohet nga klubi këtë verë.

Asensio ishte golashënuesi i tretë më i mirë i Realit sezonin e kaluar, por ka rënë me shpejtësi nën drejtimin e Ancelottit këtë vit, me trajnerin që e ka bërë të qartë se do të ketë minuta të kufizuara për 26-vjeçarin nëse ai vendos të qëndrojë,përcjell ORAinfo.

Bisedat për një largim ishin minimale deri në këtë pikë, por Ancelotti tani ka konfirmuar se Asensio po kërkon të transferohet diku tjetër./ORAinfo/

Komento: