Argjentina fiton trofeun “Finalissima”, mposht Italinë

22:52 | 01 Qershor 2022

Argjentina ka arritur të fitojë finalen “Finalissima” ndaj Italisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” ka përfunduar me rezultat 0-3.

Golat u shënuan nga Lautaro Martinez (28’), pas një asistimi mjaftë të mire nga Lionel Messi, të dytin e realizoi Angel Di Maria (45+1), të tretin dhe të fundit Paolo Dybala (90+4).

Pas kësaj fitore, Argjentina shpallet kampione e “Finalissima”, duke e siguruar edhe një trofe në sirtarin e kombëtares.

Komento: