Arrestohet Ballisti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arrestohet Ballisti

11:07 | 25 Maj 2022

Sot është arrestuar tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Berisha, më mirë i njohur si Ballisti.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.

Në bazë të informatave, “Ballisti” u arrestua në pikën kufitare në Kukës.

Tifozi që u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, nga ajo kohë ka pasur probleme me ligjin dhe nuk është bërë asnjëherë rehat.

Që nga ajo kohë, Serbia e kërkon ekstradimin e tij.

Lirimin e tij e ka kërkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Komento: