Arrihet marrëveshja, Fernandes do të luajë për këtë skuadër

22:17 | 17 Shtator 2019

Bruno Fernandes do të nënshkruajë një kontratë të re me Sporting.

Pala portugeze arriti të mbajë yllin e tyre, pavarësisht interesimit nga disa klube, me Manchester United që kryesonin garën, përcjell ORAinfo.

Skuadra e Premier League pritet të kthehet për të në dritaren e transferimit të dimrit, së bashku me konkurrencën nga ekipe të tjera në Evropë.

Por A Bola raporton se 25-vjeçari ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re që do të shohë pagën e tij të rritur në 2 milion euro në sezon pas taksës./ORAinfo/

Komento: