Arrihet marrëveshja, James Rodriguez habit të gjithë me klubin e ri

16:23 | 25 Qershor 2022

James Rodriguez pritet që shumë shpejt të bëhet me klub të ri.

Sipas gazetarit nga Kolumbia, Pipe Sierra, Al-Rayyan ka arritur marrëveshje me Botafogon për shitjen e 30-vjeçarit.

Transferimi tani varet edhe nga reprezentuesi kolumbian, i cili thuhet se është duke negociuar me pronarin e klubit brazilian, John Textor, rreth kushteve personale.

Tarifa e transferimit të Rodriguezit thuhet se do të jetë 5.3 milionë euro.

Ish-mesfushori i Real Madridit në sezonin e fundit u aktivizua te klubi nga Katari, ku regjistroi 12 paraqitje në ligë.

Rodriguez shënoi katër gola dhe shtatë asistime.

Komento: