Arrihet marrëveshja, Pogba rikthehet në Juventus!

11:13 | 21 Maj 2022

Arrihet marrëveshja për rikthimin e Pogbas te Juventusi, këto janë detajet

Sipas raportimeve nga Italia, Paul Pogba do të rikthehet sërish te Juventusi.

“La Gazzetta dello Sport”, “Sportitalia” dhe mediumet tjera italiane kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes mes “Zonjës së Vjetër” dhe avokatit të lojtarit, i cili ka marrë përsipër bisedime pas vdekjes së argjentit, Mino Raiola.

Pogba thuhet se do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare me Juventusin, me vlerë prej 10 milionë eurove në sezon.

Mesfushori francez gjithashtu do të ketë edhe bonuse të tjera.

Interesim për anëtarin e Manchester Unitedit shprehen edhe Paris Saint-Germaini e Real Madridi, por mesfushori besohet se vendosi me zemër për t’u rikthyer në Torino, aty ku është më i lumtur dhe kishte paraqitje më të mira.

Pogba te Juventusi do të ribashkohet me trajnerin, Massimilano Allegri.

29-vjeçari nga “Old Trafford” drejt “Allianz Stadium” do të kalojë si lojtar i lirë.

Komento: