Arsenal arrin marrëveshje me super-lojtarin

23:01 | 02 Korrik 2022

Arsenali, thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin e Leicester City, Youri Tielemans.

E ardhmja e 25-vjeçarit aktualisht është subjekt i shumë spekulimeve, me një numër klubesh, duke përfshirë Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Liverpoolin, që thuhet se janë të interesuar për shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Topçinjtë kanë rënë dakord për kushtet personale me reprezentuesin belg, i cili dëshiron të bëjë një lëvizje në Londrën Veriore këtë verë./ORAinfo/

Komento: