Arsenal dëshiron lojtarin 60 milionësh

19:10 | 11 Prill 2022

Sipas Sky Sports, Arsenali e ka bërë mesfushorin e Wolves, Ruben Neves, një nga objektivat kryesore të transferimeve të verës.

Mikel Arteta e ka bërë një prioritet nënshkrimin e një mesfushori qendror këtë verë dhe e ka kthyer vëmendjen te Neves, i cili mund të kushtojë deri në 60 milionë £ (78 milionë dollarë), përcjell ORAinfo.

Barcelona, Manchester United dhe Tottenham gjithashtu kanë shprehur interesim për portugezin në të kaluarën./ORAinfo/

Komento: