Arsenal me shumë vëshirësi e mposhtë Bournemouthin

17:02 | 06 Tetor 2019

Topçinjët kanë arritur me shumë vëshirësi të nxjerrë tri pikë të vlefshme.

Arsenali ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë arritur të marrin një fitore të vështirë, por të shumë madhe para tifozëve të vet në Emirates.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes me anë të David Luiz, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Nicolas Pepe.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat që kërkonin golin.

Megjithatë, rastet për gol ishin të pakta dhe pa arritur të konkretizohet, kështu që në fund Arsenali mori një fitore të madhe 1-0.

Pas kësaj fitore, Topçinjtë e shohin veten në pozitën e tretë me 15 pikë, ndërsa Bournemouth zë vendin e dhjetë me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët udhëtojnë te Sheffield United, teksa Bournemouthi e pret Norwichin.

Komento: