Arsenal s’ka të ndalur, ky është ylli i radhës që po e transferon

10:50 | 25 Qershor 2022

Arsenali po i prin garës për Raphinhan

Arsenali është duke e kryesuar garën për shërbimet e sulmuesit Raphinha të Leeds United.

Ndonëse, pos “topçinjve”, të interesuar për lojtarin janë edhe Barcelona, Chelsea dhe Tottenham, të tria këto kanë ngecur në bisedime për lojtarin.

Braziliani e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Leedsi për të provuar një përvojë të re në karrierën e tij si futbollist.

Lojtari shumë herë ia ka “shkelur syrin” Barcelonës, këta të fundit janë treguar tejet pasivë në këtë proces.

Mësohet se oferta e radhës e Arsenalit pritet të jetë mbi 60 milionë euro dhe me gjasë nuk do të refuzohet nga Leeds.

Komento: