Arsenal zyrtarizon sulmuesin Gabriel Jesus

11:58 | 04 Korrik 2022

Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Arsenal.

Tashmë edhe zyrtarisht Gabriel Jesus do të vesh fanellën e Topçinjëve’ nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e Arsenalit.

Shuma që ekipi londinez ka paguar Manchester Cityt për Jesus është 45 milionë funte.

25 vjeçari do të bartë fanellën me numër nëntë tek Arsenali.

Komento: