Arsenali arrin marrëveshje për Gabriel Jesusin

23:59 | 24 Qershor 2022

Arsenal ka arritur marrëveshje me yllin e Man Utd.

Gazetari i njohur i transfereve, Fabrizio Romano ka lajmëruar se Arsenali ka arritur një marrëveshje me Manchester City për blerjen e Gabriel Jesus.

Trajneri Mikel Arteta e ka kërkuar sulmuesin e City prej që ka filluar afati kalimtar i verës.
Tanimë duket se një marrëveshje për brazilianin është arritur dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i Jesusit.

“Arsenali dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje të plotë gojore sot për Gabriel Jesus. Marrëveshja finalizohet me një takim të ri – shuma e transferit e garantuar 45 milionë funte”, ka shkruar Romano.

Komento: