Asensio po largohet, bën këtë veprim të papritur! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Asensio po largohet, bën këtë veprim të papritur!

12:43 | 08 Korrik 2022

Asensio e pranon edhe uljen e pagës për t’u larguar nga Real Madridi

Marco Asensio raportohet se është i gatshëm për të pranuar ulje të pagës në mënyrë që të largohet nga Real Madridi.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” edhe për një sezon, por sipas të gjitha gjasave, ai do të largohet tani.

Sipas “HITC”, Asensio është i përgatitur për ulje të pagës, vetëm për të rritur shanset e tij për t’u larguar në afatin kalimtar të kësaj vere.

Liverpooli, Arsenali dhe Milani janë në mesin e disa klubeve të mëdha evropiane që kanë shprehur interesim për spanjollin.

Real Madridi thuhet se kërkon 25 deri në 30 milionë euro për shitjen e Marco Asensios.

Komento: