“Ashtu siç u çlirua Kosova nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia”, mediat serbe çarten nga deklaratat e Vitali Klitschkos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Ashtu siç u çlirua Kosova nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia”, mediat serbe çarten nga deklaratat e Vitali Klitschkos

15:30 | 26 Maj 2022

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Vitali Klitschko, dje i kishte falënderuar shqiptarët dhe Kosovën për mbështetjen që po ia japin Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Kryetari i Kievit, i cili qëndroi në qytetin Davos, foli për mediumin zviceran “Le Canton27.ch”, ku e bëri një paralele të luftës që e kishte përjetuar Kosova me atë që po zhvillohet tash në Ukrainë.

“Ne kemi dëgjuar se ju shqiptarët, njëjtë si ne ukrainasit, njerëz të paqes, që e duan lirinë, e kemi një histori të njëjtë. Sot ne po luftojmë kundër regjimit rus, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën, njëjtë si ju një kohë që ishit të okupuar nga Serbia. Ne do të jemi të lirë dhe të çliruar, njëjtë si ju. Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë”, ka thënë Klitschko.

Dhe, këto deklarata të ish-boksierit ukrainas i kanë çartur mediat serbe, të cilat kanë mbetur të befasuara.

“’Ju shqiptarët ishit të okupuar nga Serbia’. Klitshcko shokon me deklaratat e tij, duke e përmendur Kosovën dhe duke thënë se: ‘Do të jemi të lirë, njëjtë si ju’”, ka shkruar mediumi serb “Mondo”.

Edhe mediat tjera serbe kanë qenë të ashpra me deklaratat e Klitschkos.

Komento: