Azra po martohet, burri i saj 17 vite më i moshuar se ajo

16:01 | 03 Prill 2019

Personazhi i saj, Hazall gjatë do të mbahet mend.

Aktorja e njohur nga seriali “Mos ma lësho dorën”, Alina Boz, duket se do të jetë nusja e parë VIP për këtë vit.

Ajo dhe partneri i saj mësohet se janë duke planifikuar të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre dhe ndoshta shumë shpejt mund të kemi një ceremoni martesore.

Propozimi në fakt është bërë kohë më parë nga ana e partnerit të saj dhe prej kohësh Alina është fotografuar duke mbajtur unazën e fejesës, pavarësisht se çifti nuk kanë dashur të flasin për jetën e tyre personale.

Mes saj dhe Mithat Can Ozer, ka një diferencë prej 17 vitesh, por kjo nuk e ka penguar aspak çiftin të krijojnë një histori të bukur dashurie.

Edhe pse janë prej vetëm një viti në një marrëdhënie bashkë, Alina dhe Mithat tashmë janë bërë pjesë e familjeve të njëri-tjetrit kështu që nuk do të habiteshim nëse së shpejti e shohim Alinën me fustanin e bardhë.

Komento: