Ballkani kalon në raundin e tretë, e deklason La Fioritan edhe në ndeshjen e kthimit

21:56 | 26 Korrik 2022

Ashtu siç pritej, Ballkani ka kaluar pa ndonjë problem në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e dominoi në tërësi edhe ndeshjen e kthimit, e cila u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ballkani shënoi fitore 6:0 për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 10:0 – shkruan Gazeta Express.

Albion Rrahmani shkëlqeu sonte me het-trik. Sulmuesi 21 vjeçar shënoi në minutat 6’, 8’ dhe 69’.

Leonit Abazi shtoi dy gola në këtë përballje, në minutat 73 dhe 90+1, në listën e golashënuesve u shënua edhe Ermal Krasniqi, i cili shënoi në minutën e 75-të

Vlen të theksohet se mysafirët luajtën më një futbollist më pak nga minuta e 53-të, kur pas kartonit të dytë verdhë u përjashtua Matteo Semperini.

Ballkani në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Komento: