Ballkani me fat, këta janë kundërshtarët në UEFA Conference League

15:29 | 26 Gusht 2022

Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani, i ka mësuar sot kundërshtarët e fazës së grupeve në UEFA Conference League.

Në shortin e tërhequr sot në Stamboll, portokallezinjtë e Suharekës janë vendosur në Grupin G, ku do të kenë punë me skuadrën çeke, Sllavia Pragë, atë rumune, CFR Cluj dhe atë turke Sivasspor.

I pranishëm në tërheqje të shortit ishte edhe presidenti Agim Ademi, si dhe përfaqësuesi i FC Ballkani, Nderim Nexhipi.

Ballkani është skuadra e parë kosovare që arrin në këtë nivel të garave evropiane.

Ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve, Ballkani e luan më 8 shtator, derisa progami i ndeshjeve vazhdon në datat 15 shtator, 6 tetor, 13 tetor, 27 tetor dhe 3 nëntor. /ORAinfo/

Komento: