Ballkani – Shkupi, fromacionet zyrtare

19:06 | 25 Gusht 2022

Formacionet zyrtare, Ballkani – Shkupi: Trajnerët me ndryshime të vogla.

Ballkani dhe Shkupi do të përballen në ndeshjen play-off të Ligës së Konferencës për një vend në fazën e grupeve.

Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të mbretëroj një atmosferë fantastike.

Kjo pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, pasi është historike për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Stivi Frashërin.

Në mbrojtje do të luajnë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi.

Mesfusha i është besuar Edvin Kuc, Nazmi Gripshit dhe Lindon Emërllahut.

Sulmi përbëhet prej emrave si Meriton Korenica, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Shkupi luan në sulm me emra si Cephas, Hamidi dhe Adentunji.

Ballkani: Ljuljanovic, Kuc, Jashanica, Dellova, Ar. Thaqi, Emërllahu , As. Thaqi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

Shkupi: Naumovski, Xhelili, Margvelashvili, Sheji, Berdarovski, Alvarez, Danfa, Cephas, Hamidi, Putita, Adentunji.

Komento: