Ballkanit shënon fitore, vetëm një hap deri te faza e grupeve e Ligës së Konferencës

23:55 | 18 Gusht 2022

Skuadra kosovare Ballkani kanë arritur një sukses të madh.

Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.

Suharekasit treguan performancë të lartë dhe fituan ndeshjen e parë, çka i afron edhe më shumë drejt kualifikimit në fazën e grupeve.

Përkundër disavantazhit, Ballkani tregoi fytyrën e kampionit dhe arriti të përmbyste rezultatin për të marrë një fitore të madhe në Shkup.

Adetunji kaloi vendasit në epërsi pas 19 minutave lojë. Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi Albion Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 23-të të ndeshjes.

Fitoren ekipit kosovar ia siguroi Meriton Korenica në minutën e 67-të me një super gol nga distanca.

Më pas, Ermal Krasniqi pati një mundësi të artë përballë me portierin vendas, por godit plogësht dhe direkt në portierin e Shkupit.

Ndërkohë, vendasit shënuan prapë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu, Ballkani rikthehet në Kosovë me një super rezultat nga ndeshja e parë dhe e pret të enjten tjetër Shkupin në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili me shumë gjasë do të jetë i stërmbushur.

Komento: