Barcelona dhe Bayern Munchen në “luftë” për yllin e madh

23:59 | 04 Qershor 2022

Barcelona dhe Bayern Munich janë të intersuar për të ardhmen e Romelu Lukakut me Chelsean gati për të shitur sulmuesin, zbulon 90min.

Lukaku u rikthye në Stamford Bridge vetëm në verën e vitit 2021 në një marrëveshje prej 97.5 milionë £ nga Interi, por ka kaluar një kohë të vështirë në perëndim të Londrës, përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi belg e mbylli sezonin me vetëm tetë gola në Premier League në 26 ndeshje, duke mbetur prapa Kai Havertz në renditje.

Gjiganti spanjoll Barcelona dhe kampioni gjerman Bayern janë duke u informuar në mënyrë aktive për të ardhmen e tij.

Chelsea preferon të shesë, por është i hapur për një hua në të cilën mbulohen shumica e pagave të tij./ORAinfo/

Komento: