Barcelona i siguron paratë për ta blerë Lewandowskin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona i siguron paratë për ta blerë Lewandowskin

15:25 | 27 Qershor 2022

Barça “i shtrëngon dhëmbët” dhe i siguron paratë për ta blerë Lewandowskin.

Barcelona po e kërkon me ngulm Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak ka vendosur të largohet përfundimisht nga Bayern Munichu dhe e ëndërron transferimin në “Camp Nou”.

Sipas mediave gjermane, gjiganti bavarez i kërkon 60 milionë euro për kartonin e veteranit të sulmit, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Barcelona është duke “i shtrënguar dhëmbët” për t’i bërë paratë e blerjes së ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Ndërkohë, menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi e ka kontaktuar personalisht presidentin “Blaugrana” Joan Laporta për t’ia kujtuar sakrificat që është duke i bërë në këto momente klienti i tij.

Sipas mediumit spanjoll “As”, trajneri Xavi Hernandez dëshiron ta ketë në dispozicion lojtarin para 11 korrikut, kur do të fillojë edhe faza përgatitore për sezonin e ri.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por është i vendosur për t’u larguar qysh tash.

Duket se edhe kampioni gjerman është dorëzuar dhe do ta shesë lojtarin, por vetëm për një çmim të arsyeshëm.

Komento: