Barcelona ia mbyll derën Bayern për këtë lojtar

18:47 | 23 Gusht 2022

Në orët e fundit, gazetari Gerard Romero raportoi në kanalin e tij Twitch se Bayern Munich kishte synime të sillte Frenkie de Jong, në formë huazimi me opsion blerjeje, në këtë afat kalimtar.

Megjithatë, bordi i FC Barcelona ka përjashtuar mundësinë e largimit të holandezit në formë huazimi te gjigantët gjermanë, siç raporton ‘Marca’, përcjell ORAinfo.

Arsyeja është e thjeshtë: kampionët gjermanë mund të jenë rivalë të drejtpërdrejtë të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe klubi katalanas nuk është i gatshëm të përforcojë skuadrën e tyre me një nga lojtarët e tyre më të mirë.

Pavarësisht dëshirës së Barçës për të shitur De Jong për shkak të pagës së tij të lartë, mesfushorit 25-vjeçar po i mbarojnë opsionet në treg me kalimin e ditëve.

Ndërkaq, vlen të kujtojmë se pak ditë më parë, Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat, i befasoi të gjithë dhe tha se nuk dëshiron të shtojë një mesfushor tjetër në këtë afat kalimtar, ndaj edhe opsioni i Chelseat u anashkalua./ORAinfo/

Komento: