Barcelona ia tregon derën Depay

20:01 | 02 Korrik 2022

Memphis Depay, nuk është përfshirë në udhërrëfyesin e Xavi Hernández për sulmin.

Siç ka mësuar AS, këtë javë klubi ka njoftuar agjentët e tij se lojtari nuk ishte pjesë e planeve të ardhshme të trajnerit të Blaugranas, kështu që alternativa më e mundshme do të ishte gjetja e një ekipi për të këtë verë, veçanërisht duke pasur parasysh që kontrata e sulmuesit përfundon në një vit, përcjell ORAinfo.

Klubi do të përpiqet ta lirojë lojtarin dhe t’i bëjë gjërat shumë të lehta, për sa kohë që oferta është rreth 25 milionë euro./ORAinfo/

Komento: