Barcelona ia tregon derën këtij lojtari

17:31 | 04 Gusht 2022

Barcelona duhet të fillojë të lirojë disa lojtarë pak nga pak sepse për momentin ka shumë prej tyre në skuadrën e Xavi.

Janë të paktën pesë futbollistë që do të duhet të paketojnë valixhet dhe njëri prej tyre është Martin Braithwaite, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi e di prej ditësh që nuk do të llogarisë për Xavi Hernandez pasi edhe ai mbeti jashtë skuadrës për turneun e Shteteve të Bashkuara, ndonëse sulmuesi nuk po ia lehtëson situatën.

Sipas gazetës ‘Sport’, ka një atmosferë zhgënjimi dhe zemërimi për qëndrimin e Braithwaite në klub, pasi ai ka refuzuar të negociojë dhe ka kërkuar gjithashtu të paguhet për dy vitet e mbetura në kontratën e tij.

Braithwaite donte të qëndronte, por vendimi i Xavi do të thotë se ai duhet të largohet, një veprim që lojtari po e mban të ngecur./ORAinfo/

Komento: