Barcelona jep lajmin katastrofal

21:17 | 18 Qershor 2022

Barcelona, ka ambicie të mëdha për afatin kalimtar të verës, por ata do të duhet të mbledhin rreth 600 milionë euro përpara se të nënshkruajnë me ndonjë nga lojtarët yje në listën e tyre të synimeve.

Skuadra katalanase shpreson të forcojë skuadrën e tyre përpara sezonit të ardhshëm duke synuar Robert Lewandowski, Jules Kounde, Kalidou Koulibaly, Bernardo Silva, Cesar Azpilicueta, Marcos Alonso dhe shumë të tjerë, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, për shkak të situatës së tyre të rëndë financiare, skuadra e Camp Nou nuk mund të regjistrojë asnjë lojtar të ri dhe ka kohë deri më 31 korrik për të mbledhur një shumë të madhe parash për të pasur ndonjë shans për të sjellë objektivat kryesorë./ORAinfo/

Komento: