Barcelona merr vendim për Aubameyang

20:00 | 05 Gusht 2022

Chelsea dhe Barcelona janë bërë armiq në tregun e transferimeve këtë verë.

Nënshkrimi i Koundes nga gjigantët katalanas ka pasur shumë të bëjë me përkeqësimin e marrëdhënieve, ndërsa Azpilicueta pritet të rinovojë kontratën dhe Marcos Alonso po përgatitet të kalojë te Barcelona, përcjell ORAinfo.

Përballë këtyre lëvizjeve, Blutë donin të nënshkruanin me Pierre-Emerick Aubameyang. Edhe pse ‘Sport’ fillimisht tregoi se gabonez ishte i gatshëm të largohej, në fund nuk është kështu.

Të njëjtat media siguruan disa orë më vonë se Xavi Hernandez do të parandalonte largimin e mundshëm të sulmuesit. Trajneri po llogarit që sulmuesi të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowskit./ORAinfo/

Komento: