Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit të madh

20:45 | 30 Qershor 2022

Në dritën e largimit të afërt të Ousmane Dembele, Raphinha do të bëhet një nga objektivat kryesore të Barcelonës në këtë dritare transferimi.

Klubi katalanas u takua pak orë më parë me Deco, agjentin e brazilianit,përcjell ORAinfo.

Sipas Fabrizio, Barca bëri një qasje fillestare për anësorin, por mori një përgjigje negative: shifra ishte më pak se çmimi i kërkuar i Leeds.

Klubi anglez dëshiron të respektojë marrëveshjen verbale me Chelsean, i cili është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për të marrë Raphinha-n. Megjithatë, ‘blutë’ nuk kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

Prandaj, negociatat janë ende në vazhdim dhe Barcelona është ende në garë, edhe pse oferta e parë ishte e pamjaftueshme. ‘Los cules’ do të vazhdojnë ndjekjen e tyre deri në fund të merkatos së transferimeve me synimin që Leeds të ulë çmimin e brazilianit./ORAinfo/

Komento: