Bayern gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

21:32 | 06 Korrik 2022

Bayern Munich, thuhet se e ka identifikuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen si një objektiv të mundshëm transferimi.

Për tetë sezonet e fundit, Robert Lewandowski ka drejtuar sulmin e Bayernit, duke shënuar gjithsej 344 gola në të gjitha garat që nga viti 2014, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, sulmuesi polak ka deklaruar në më shumë se një rast se dëshiron të largohet nga Allianz Arena gjatë dritares së verës.

Sipas Corriere dello Sport, Osimhen është shumë në radarin e tyre, megjithëse për një çmim që do të jetë dukshëm më i lartë se sa do të merrnin për Lewandowski./ORAinfo/

Komento: