Bayern Munchen i vihet pas sulmuesit 120 milionësh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bayern Munchen i vihet pas sulmuesit 120 milionësh

22:01 | 04 Korrik 2022

Sulmuesit vazhdojnë të dominojnë këtë afat kalimtar.

Pa dyshim, emri i Robert Lewandowski është një nga temat më në trend për momentin. Bayerni heziton ta lërë të largohet, megjithëse e dinë se polaki dëshiron të shkojë te Barcelona, përcjell ORAinfo.

Prandaj, sipas ‘Corriere dello Sport’, Bayern ka filluar kërkimin për një zëvendësues. Victor Osimhen, nigeriani, i cili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, është vënë në shënjestër.

Klubi italian nuk dëshiron ta lërë të largohet, ndonëse nuk e konsiderojnë të ‘paprekshëm’. Prandaj, ata do të kërkonin një tarifë prej 110 milionë euro për sulmuesin.

Gjithsesi, paratë me sa duket nuk janë një problem për bavarezët, të cilët jo vetëm kanë një ndikim serioz financiar, por do të marrin edhe një tarifë prej rreth 50 milionë euro për shitjen e Lewandowskit. Osimhen është një nga sulmuesit e momentit, për shkak të potencialit dhe aftësisë së tij golashënuese./ORAinfo/

Komento: