Bayern Munich dorëzohet për Lewandowskin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bayern Munich dorëzohet për Lewandowskin

11:50 | 29 Qershor 2022

Bayern Munich konfirmon largimin e Lewandowskit?

Bayern Munich duket se në mënyrë indirekte ka konfirmuar largimin e Robert Lewandowski nga klubi.

Tash e sa javë, ylli polak lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona dhe duket se kjo lëvizje do të kompletohet.

Së fundmi, klubi bavarez ka arritur një marrëveshje me kompaninë e video-lojërave, KONAMI, përcjell lajmi.

Në videon ku njoftohet për marrëveshjen, Bayern ka publikuar disa pamje ku shihen të gjithë lojtarët e Bayern – përveç Robert Lewandowskit.

Lojtari më i mirë i klubit nuk mund të mungonte në një video promocionale. Por, duket se klubi është pajtuar ta lirojë lojtarin dhe ai nuk do të jetë aty sezonin tjetër.

Kjo mbetet të konfirmohet edhe zyrtarisht. Barcelona ka nisur ofertën e re prej 40 milionë euro + bonuse për kartonin e lojtarit.

Komento: