Bayern nuk e ka ndërmend ta shesë këtë lojtar

19:15 | 08 Gusht 2022

Bayern Munich thuhet se nuk është i interesuar të shesë Leroy Sane të lidhur me Manchester United këtë verë.

Anësori ka edhe tre vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, por e ardhmja e tij te kampionët gjermanë përflitet të jetë e pasigurt, përcjell ORAinfo.

Duke konkurruar me lojtarë si Sadio Mane, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman për një vend në formacionin fillestar, Sane filloi Superkupën dhe hapjen e Bundesligës të premten në stol.

Me pikëpyetje rreth kohës së tij të lojës, një raport i fundit tregoi se United ishte gati të bashkohej me Liverpool, Real Madrid dhe Arsenal në garën për 26-vjeçarin.

Megjithatë, sipas gazetarit gjerman të futbollit, Christian Falk, Bayern nuk është i gatshëm të shesë Sane në afatin kalimtar aktual./ORAinfo/

Komento: