Bayern “shkatërron” Kolnin, shënon edhe Coutinho

17:35 | 21 Shtator 2019

Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Kolnit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar sezonin pa humbje në kampionati gjerman, pasi pas barazimit me RB Leipzig, ata kanë mposhtur me lehtësi Kolnin.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por përkundër shumë rasteve të shumta, shënuan vetëm një gol.

Goli i vetëm erdhi në minutën e tretë të ndeshjes dhe ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Joshua Kimmich.

Në pjesën e dytë, Bavarezët vazhduan dominimin dhe gjetën golin e epërsisë 2-0 pas vetëm tre minuta me akterët e njëjtë, polakun shënues dhe Kimmich asistues.

Listës së shënuesve në këtë ndeshje iu bashkua edhe transferimi i madh i verës, Philippe Coutinho (62′), i cili shënoi nga pika e bardhë për 3-0.

Rezultatin përfundimtar në këtë ndeshje e vulosi poashtu një transferim i verës, Ivan Perisic (74′) që shënoi për 4-0 pas asistimit të Coutinhos.

Me këtë fitore, Bayerni ngjitet në pozitën e parë me 11 pikë, ndërsa Kolni në vendin e 16-të me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Paderborni, ndërsa Kolni e pret Hertha Berlinin.

Komento: