Beatrix “shpërthen” ndaj ish-banorit të Big Brother: Çfarë njeriu je ti’

18:36 | 06 Shkurt 2022

Beatrix i është kthyer mediave.

Javë më parë Donaldit iu bë një surprizë nga qielli ku shkruhej data e ditëlindjes së moderatores, Bora Zemani.

Trixa ishte ajo e cila e ka reaguar në mënyrën më të matur të mundshme. Sot e ftuar në Fan Club, ajo ka diskutuar sërish rreth kësaj surprize.

E pyetur se a u lëndua nga ajo surprizë, Trixa nuk tha as po e as jo por tha që është munduar që mos ta kujtonte fare atë.

Ajo gjithashtu foli edhe për përfshirjen e Kledit në këtë surprizë. Sipas saj kishte shumë teori të ndryshme por nëse ai ka qenë aty i vie shumë keq dhe se sipas saj nëse një person të përqafon pasi del nga shtëpia dhe ishte pjesë e surprizës atëherë çfarë njeriu je ti.

‘Kam dëgjuar shumë teori se Kledi ku mori vesh u largua, por nëse ai ka qenë aty, atëherë më vie keq sepse një person që më përqafon sapo dola dhe ishte pjesë e saj, atëherë çfarë njeriu je ti’, u shprehë këngëtarja.

Komento: