Befasi e madhe: Dani Alves rikthehet në Itali – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befasi e madhe: Dani Alves rikthehet në Itali

09:19 | 01 Korrik 2022

Lajm bombastik nga Spanja, Dani Alves rikthehet në Itali.

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves e ka përfunduar aventurën e tij te Barcelona, pasiqë Blaugranët kanë vendosur që të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Alves është futbollist i lirë dhe dëshiron të luaj sa më tepër për tu grumbulluar me përfaqësuesen e Brazilit në Botërorin e Katarit.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Alves është pranë rikthimit në Serie A.

39-vjeçari ia ka ofruar shërbimet e tij Spezias dhe bisedimet mes tyre kanë filluar.

Alves është i gatshëm të luaj për pagë shumë të ulët dhe sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali.

Komento: